Zogaj: 44 dështime, bilanci real i Lëvizjes Vetëvendosje - NACIONALE

Zogaj: 44 dështime, bilanci real i Lëvizjes Vetëvendosje

7 muaj më parë

nga NACIONALE

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Alban Zogaj pas dështimit të 44-të që të konstituohet Kuvendi ka thënë se ky është bilanci real i Lëvizjes Vetëvendosje.

Këto deklarata, ai i bëri pas seancës konstituive, ku PDK, LDK e AAK vazhduan diskutimin në sallën e Kuvendit të Kosovës.

“Në emër të LDK-së dëshirojmë të shprehim ngushëllime për familjen Zejnullahu.

Sot për herë të 44 me radhë, Kuvendi dështoi të konstituohet, 44 dështime, 44 seanca të shndërruara në farsë politike, 44 herë shkelje e vullnetit të qytetarëve, por edhe e Kushtetutës.

Ky është bilanci real i partisë fituese të zgjedhje, por që në thelb është humbëse në etik dhe respect për vendin.

Është më shumë se një ngërç parlamentar, është një krizë e thellë politike e orkestruar me qëllim dhe inate politike” – tha ai.

Lajme të ngjashme