Zjarri në IML, Gjoshi: Rastësi jo e vogël kjo ngjarje - NACIONALE

Zjarri në IML, Gjoshi: Rastësi jo e vogël kjo ngjarje

1 vit më parë

nga NACIONALE

Sekretari për organizim i PDK-së, Betim Gjoshi, ka reaguar ndaj zjarrit që sot ka përfshirë Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, i cili funksionon në kudër të Ministrisë së Drejtësisë.

Ajo ka vlerësuar se djegia e zyrave të këtij instituti është fatkeqësi.

Në profilin e tij në “Facebook”, Gjoshi ka shkruar se ky zjarr është një rastësi jo e vogël.

“Është fatkeqësi djegja e ndërtesës së Institutit të Mjekësisë Ligjore në Prishtinë. Tash, sa më parë, duhet të kemi informata se çka e shkaktoi zjarrin dhe çfarë u dogj? Cilat janë dëmet dhe a janë shkatërruar provat e ndonjë rasti? Rastësi jo e vogël kjo ngjarje, një ditë pas intervistimit nga prokuroria të ministres Albulena Haxhiu. Nën vëzhgimin e saj, me 8 dhjetor të vitit të kaluar, ishin zhdukur edhe mostrat e Astrit Deharit”, ka shkruar ai.

Lajme të ngjashme