Zjarr i madh në objektin e ‘Comodita Home’ në Gjakovë: Policia jep detaje
Një zjarr i madh ka shpërthyer në Gjakovë. Bëhet fjalë për objektin e Comoditas
Policia e Kosovës ka dhënë detaje për zjarrin e madh në fabrikën “Comodita” në Gjakovë.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, ka thënë se nuk raportohet për persona të lënduar.
“Rreth orës 16:50, jemi njoftuar se në rrugën “Gjergj Sokoli” në Gjakovë një fabrikë është përfshirë nga zjarri. Njësitet policore dhe zjarrfikësit kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe janë duke ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për lokalizimin dhe shuarjen e zjarrit. Zjarri është i përmasave të mëdha dhe ekipet emergjente vazhdojnë punën për ta vënë situatën nën kontroll. Deri në këto momente, bazuar në informatat e pranuara, nuk raportohet për persona të lënduar, megjithatë verifikimi i plotë i situatës dhe i pasojave eventuale në njerëz do të bëhet pas shuarjes së plotë të zjarrit”, ka deklaruar Elezaj.