Zimeri: Borrell është racist, Kurti duhet të kërkojë largimin nga pozita e ndërmjetësit - NACIONALE

Zimeri: Borrell është racist, Kurti duhet të kërkojë largimin nga pozita e ndërmjetësit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Profesori i Filozofisë, Sead Zimeri mendon se kryeministri i Kosovës Albin Kurti duhet të kërkojë largimin e Josep Borrell nga pozicioni i ndërmjetësit për Dialogun Kosovë – Serbi.

Zimberi e quan Borrellin racist dhe të paaftë për punën e tij

“Mendoj se Kurti duhet të kërkojë largimin e Borrelit nga pozicioni i tij si ndërmjetës me arsyetimin se ai nuk është ndërmjetës i paanshëm. Për të mos thënë që ai është racist si ndaj shqiptarëve ashtu edhe ndaj serbëve si dhe një ndërmjetës i paaftë për të bërë punën e tij, por duke qenë se ai nuk mund të kërkojë largimin e tij për këtë arsye, paanshmëria është një bazë e mjaftueshme për të kërkuar largimin e tij. Mënyra se si ai e qortoi publikisht Kosovën është krejtësisht e papranueshme dhe duhet të ketë pasoja për të”, ka shkruar Zimberi në llogarinë e tij në Facebook.

Kujtojmë se në takimin e djeshëm në Bruksel mes Kurtit dhe Vuçiq nuk u arritë dakordim për çështjen e targave, ku pala kosovare refuzoi propozimin e Brukselit.

Mirëpo, me kërkesën amerikane, qeveria e Kosovës ka shtyrë vendimin për 48 orë.

Lajme të ngjashme