Zhvillimet e reja në veri, jugu raportohet të jetë i qetë - NACIONALE

Zhvillimet e reja në veri, jugu raportohet të jetë i qetë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Pas situatës që u krijua në veri, ku Lista Serbe njoftoi se të gjithë serbët do të largohen nga institucionet, përfshirë Qeverinë dhe Kuvendin e Kosovës.

Por në pjesën jugore të Mitrovicës, situata raportohet te jetë e qetë. Kështu po deklaron në nje bisedë per Nacionalen drejtoresha e stacionit në jug, Aferdita Mikullovci.

"Për momentin situata raportohet të jetë e getë ne pjesën jugore"- i tha Nacionales Mikullovci.

Lista Serbe ka mbajtur nje mbledhje sot ne orët e para të ditës së shtunë, ku u diskutua ne lidhje me giendjen aktuale në veri.

Aty morën pjesë të gjithë liderët e Listës Serbe, por u panë edhe zyrtarë policorë të Kosovës nga veriu i vendit. E nje vendim i rendësishëm, por i pritur, ka ardhur nga ky takim: Lista Serbe ka vendosur të largohet nga të gjitha institucionet e Kosovës.

"Ne kemi vendosur te largohemi nga të gjitha institucionet politike, Kuvendi, Qeveria, dhe nga kater korunat në veri të Kosovës, por edhe gë te largohen serbët nga giygësori, policia si dhe stafi administrativ në katër komunat në veri" theksoi kryetari i Listës Serbe, Goran Rakig pas takimit.

Ky takim, i thirrur nga Lista Serbe, vjen pas vendimit të institucioneve të Kosovës për ta pezulluar Nenad Gjurigin, drejtor i policisë për rajonin e veriut, pasi i njëjti refuzoi ta zbatonte vendimin e Qeverisë Kurti për targat.

Lajme të ngjashme