Zhvillime në Kuvend: Avni Dehari fton për konsultime përfaqësuesit e partive, para nisjes së seancës - NACIONALE

Zhvillime në Kuvend: Avni Dehari fton për konsultime përfaqësuesit e partive, para nisjes së seancës

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kryesuesi i seancës, Avni Dehari ka ftuar për konsultime përfaqësuesit e partive politike, para nisjes së seancës konstituive.

Nuk dihet pse ka ndodhur një gjë e tillë.

Theksojmë se deputetët e Kosovës sot do të bëjnë përpjekjen e radhës për konstituimin e Kuvendit.

Kjo do të jetë hera e 17-të që ata do të provojnë përfundimi i seancës konstituive, e cila ka filluar më 15 prill.

Në vazhdimi i seancës që pritet të fillojë në ora 10:30, nuk pritet të ketë ndonjë ndryshim nga përpjekjet paraprake.

Kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari pritet sërish që të tentojë të imponojë votimin për formimin e një komisioni për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit me votë të fshehtë.

Kjo mënyrë e votimit po kundërshtohet nga PDK, LDK dhe AAK.

Lajme të ngjashme