Zhduket një person në Vushtrri, policia jep detaje
Policia e Kosovës ka njoftuar se dje në Vushtrri një persona është raportuar si i zhdukur.
Në raportin 24 orësh të policisë është thënë se personi i shpallur si i zhdukur është larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vendndodhjen e tij.
Sipas policisë për rastin është hapur hetim.
“Vushtrri/ 01.06.2026-20:00. Me 02.06.2026 një mashkull kosovar ka raportuar se viktima mashkull kosovar është larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vend ndodhjen e tij. Rasti duke u hetuar”, është thënë në raporton 24 orësh të Policisë së Kosovës.