Zhduket një grua në Gjakovë
Një grua në Gjakovë raportohet se është zhdukur pasi që nga data 17 e këtij muaji nuk dihet për vendndodhjen e saj.
Siç thuhet në raporton e Policisë së Kosovës, bashkëshorti i saj kishte raportuar se që nga ajo datë, ajo ka shkuar në punë dhe nuk është kthyer më në shtëpi.
Rasti është duke u hetuar.
“Gjakovë 17.02.2023 – 08:00. Me 22.02.2023 ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se bashkëshortja e tij femër kosovare ka shkuar në punë me datën e lartcekur dhe nuk është kthyer më në shtëpi. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e Policisë.
