Zgjedhjet në Shqipëri: KQZ publikon shifrat e pjesëmarrjes deri në orën 11:00
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar të dhënat më të fundit për pjesëmarrjen në zgjedhjet e sotme, të cilat përfshijnë periudhën deri në orën 11:00 të mëngjesit.
Sipas raportimit zyrtar, pas katër orësh nga hapja e qendrave të votimit, në të gjithë vendin kanë ushtruar të drejtën e votës rreth 16.84% e qytetarëve të regjistruar.
