Zgjedhje të reja, emra të vjetër në lista
Për herën e dytë brenda vitit, qytetarët e Kosovës do t’u drejtohen kutive të votimit për zgjedhje parlamentare.
Pas 9 shkurtit, dhe bllokadës disa-mujore, zgjedhjet do të mbahen më 28 dhjetor.
Edhe pse kanë kaluar disa muaj, e janë zgjedhje të reja, emrat nëpër listat e partive si kandidatë për deputetë, nuk kanë ndryshuar shumë.
Disave u ka ndryshuar renditja, disa parti kanë pasur më shumë aderime, e të tjerat pothuajse asnjë.
Në LDK, ka pasur ndryshim në renditje për disa kandidatë, kurse si emra të rinjë janë Festim Kabashi, Ermal Sadiku, Gëzim Hazrolli e Adelina Thaçi.


Pothuajse pjesa më e madhe e emrave, mbeten të njëjtë.
Ngjashëm edhe në PDK, ku ka ndryshuar kryesisht renditja, ku Arben Mustafa e Besa Kabashi-Ramaj, kanë shkuar më lartë.


Në Vetëvendosje gjithashtu nuk ka ndonjë ndryshim. Aty është shtuar Andin Hoti, Viktor Buzhala e analisti Blerim Gashi.


Kurse, në AAK mungojnë emrat e Nismës me të cilën ishin në koalicion më 9 shkurt.

