Zgjedhja e kryesuesit të KGJK-së, heshtin Haxhiu dhe Gërvalla - NACIONALE

Zgjedhja e kryesuesit të KGJK-së, heshtin Haxhiu dhe Gërvalla

3 muaj më parë

nga NACIONALE

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhi, dhe ministrja në detyrë e Drejtësisë, Donika Gërvalla, nuk e kanë thënë asnjë fjalë për zgjedhjen e kryesuesit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Rrustem Thaqi.

Ndonëse kanë kaluar gati 24 orë që KGJK-ja ka zgjedhur kryesuesin e ri, Haxhiu dhe Gërvalla kanë zgjedhur heshtjen.

Krejt ndryshe kishte veruar Albulena Haxhiu kur në muajin mars u zgjodh kryesusi i Këshillit Prokurorial të Kosovës.

Në cilësinë e kryetares së Kuvendit, Haxhiu e kishte përshëndetur zgjedhjen e Arian Gashit si kryesues të ri të Këshillit Prokurorial.

Në profilin e saj në Facebook, ish-ministrja e Drejtësisë kishte shkruar se ky ishte një hap i rëndësishëm në zbatimin e ndryshimeve të fundit ligjore dhe në avancimin e reformës në drejtësi.

“Ky proces shënon një fazë të re për Këshillin Prokurorial dhe dëshmon përkushtimin e institucioneve tona ndaj një sistemi të drejtësisë të pavarur, transparent dhe llogaridhënës. Është inkurajuese të shohim që përpjekjet për të forcuar rolin e Këshillit Prokurorial dhe për të rritur besimin e qytetarëve në institucionet e drejtësisë po konkretizohen përmes hapave të tillë institucionalë”, kishte shkruar ajo.

Gjithashtu, Haxhiu para një jave ka përshëndes shpalljen e konkursit për Kryeprokuror të Shtetit.

Sipas saj, ky veprim i Këshillit Prokurorial të Kosovës rikthen mundësinë për një proces të rregullt, transparent dhe të bazuar në meritë.

“Është me rëndësi që i gjithë procesi të zhvillohet në mënyrë të paanshme, të besueshme dhe larg çdo ndikimi politik apo interesi të ngushtë, në mënyrë që në krye të Prokurorisë së Shtetit të zgjidhet kandidati më kompetent dhe me integritet të lartë profesional”, kishte vlerësuar ajo.

Dje Këshilli Gjyqësor i Kosovës ka zgjedhur Rrustem Thaqi si kryesues të ri.

Në votim morën pjesë 11 anëtarë. Prej tyre, gjashtë votuan për Thaqin, ndërsa pesë për kundërkandidatin e tij, Besnik Bislimaj.

Mandati i Thaqit si kryesues do të zgjasë tre vjet dhe fillon nga data 25 maj.

Thaqi është gjyqtar i Gjykata Supreme e Kosovës, ndërsa detyra e tij pezullohet gjatë ushtrimit të mandatit si kryesues i KGJK-së.

Sikurse edhe në konkursin e kaluar, në garë ishin të njëjtët kandidatë: Besnik Bislimaj, gjyqtar në Gjykata e Apelit e Kosovës, dhe Rrustem Thaqi, gjyqtar në Gjykatën Supreme.

Fillimisht, KGJK-ja më 12 mars shpalli konkursin për kryesues të ri, i cili ishte i hapur deri më 26 mars 2026. Megjithatë, më 30 prill dështoi zgjedhja e kryesuesit, pasi të dy kandidatët morën nga pesë vota, duke bërë që konkursi të rishpallej. Mandatin e fundit si kryesues e ka ushtruar Albert Zogaj.

Lajme të ngjashme