Zgjedhja e kryeparlamentarit dhe nënkryetarëve, Kushtetuesja urdhëron deputetët që të marrin pjesë në votim - NACIONALE

Zgjedhja e kryeparlamentarit dhe nënkryetarëve, Kushtetuesja urdhëron deputetët që të marrin pjesë në votim

1 vit më parë

nga NACIONALE

Gjykata Kushtetuese sot ka njoftuar për aktgjykimin e tij në lidhje me ngërçin politik.

Në këtë aktgjykimi Kushtetuesja ka urdhëruar që per kryetar të Kuvendit të votohet vetëm tri herë, në formë të hapur, për kandidatin e njëjtë.

Gjithashtu, në piken pesë gjykata ka urdhëruar deputetët që në procesin e zgjedhjes se kryetarit të Kuvendit dhe në nënkryetarëve të marrin pjesë në votim.

“TË URDHËROJË, njëzëri të gjithë deputetët e zgjedhur të Kuvendit të Republikës së Kosovës, që në pajtim me nenin 4 [Forma e Qeverisjes dhe Ndarja e Pushtetit], nenin 7 [Vlerat] dhe nenin 74 [Ushtrimi i Funksionit] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës gjatë procedurës së zgjedhjes së Kryetarit/es dhe nënkryetarëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës të jenë të pranishëm dhe të votojnë”, thuhet në njoftimin e gjykatës.

Lajme të ngjashme