Zëri i Popullit: A u bë Vjosa Osmani veç notere e Kryeministrit Kurti?
Vjosa Osmani është Presidentja e 5-të dhe aktuale e Kosovës që nga 4 prilli i vitit 2021. Sot, ajo ka mbushur dy vite prej që është në këtë pozitë.
Kujtojmë se Kuvendi i Republikës së Kosovës, në një seancë të jashtëzakonshme, me 71 vota “për” zgjodhi atë presidente të Republikës së Kosovës.
Para zgjedhjes së saj si presidente, Kryeministri Albin Kurti në një konferencë për media kishte folur për ish-presidentin Hashim Thaçi për të cilin pati thënë se është vetëm një noter shtetëror dhe nuk është një nga shtyllat e shtetit.
Por, edhe kur Vjosa Osmani ishte zgjedhur Presidente e vendit, deputetë e analistë e patën quajtur si notere të Kurtit.
Po çka po mendojnë qytetarët e Prishtinës, a është Osmani, “notere” e Kryeministrit Albin Kurti?
Presidentja, është kritikuar edhe për heshtjen e saj në shumë situata, qytetarët konsiderojnë se ajo “nuk guxon” të flet nga kryeministri.
Disa prej tyre, mendojnë që Osmani ka kryer punën e saj si duhet, e bile edhe heshjen e saj e arsyetojnë; “nuk del në publik me folë palidhje siç flasin, është e matur shumë”.
E një qytetar është i bindur se ajo duhet “të shkojë në shtëpi menjëherë”.
Osmani ka qenë politikanja më e votuar në zgjedhjet e 14 shkurtit, dikush thotë se votat tani më nuk kanë rëndësi, “votat nuk kanë lidhje, i kanë tradhëtuar njerëzit”.
“Absulutisht veç notere. Asgjë, as me qelë gojën nuk guxon pa e pyet Albin Kurtin, Vjosa Osmani. Për fat të keq, ajo e ka humb veten, ku ka qenë, çfarë autoriteti ka pasur. Ajo e ka zënë atë pozitë ama, autoritet nuk ka me pasë. Është notere absulute e Albin Kurtit”, ka theksuar një qytetar.
Ndiqni videon e plotë: