Zëri i Amerikës: Administrata e ShBA-së dhe Kongresi ndajnë të njëjtat shqetësime për veriun - NACIONALE

Zëri i Amerikës: Administrata e ShBA-së dhe Kongresi ndajnë të njëjtat shqetësime për veriun

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Një zëdhënës i Këshillit Kombëtar të Sigurisë së ShBA-së ka thënë për Zërin e Amerikës se administrata amerikane dhe Kongresi kanë shqetësime të ngjashme në lidhje me tensionet e shtuara në veri të Kosovës. Komentet ndërlidhen me përgjigjen e një letre të dërguar nga një grup prej tetë senatorësh demokratë dhe republikanë te presidenti Joe Biden, në të cilën shprehet shqetësim i madh për përkeqësimin e situatës në pjesën veriore të Kosovës.

Sipas tij, zyrtarët amerikanë, përfshirë Shtëpinë e Bardhë dhe Departamentin e Shtetit, kanë bashkëpunuar ngushtë me partnerët e Bashkimit Evropian për të gjetur një zgjidhje diplomatike për ngjarjet e fundit.

Ai ka thënë se ka pasur angazhim me udhëheqësit e Serbisë dhe Kosovës për të ulur tensionet dhe zbatimin e marrëveshjeve të normalizimit të nënshkruara në fillim të vitit.

Zëdhënësi vuri në dukje se normalizimi i marrëdhënieve, pjesëmarrja në proceset demokratike dhe respektimi i sundimit të ligjit do të kontribuojnë në qëndrueshmërinë dhe sigurinë në veri të Kosovës.

Zyrtarët e qeverisë amerikane duke përfshirë Shtëpinë e Bardhë dhe Departamentin e Shtetit, kanë punuar ngushtë me partnerët e Bashkimit Evropian për të gjetur një zgjidhje diplomatike për ngjarjet e fundit. Ata janë angazhuar me udhëheqësit e Serbisë dhe Kosovës për të nxitur shtensionimin dhe përqendrimin e ripërtërirë në zbatimin e marrëveshjeve të normalizimit të nënshkruara në fillim të këtij viti”, tha zëdhënësi duke nënvizuar se “normalizimi i marrëdhënieve, pjesëmarrja në proceset demokratike dhe respektimi i sundimit të ligjit do të kontribuojnë në qëndrueshmërinë dhe sigurinë në veri të Kosovës”, thuhet në përgjigjen e tij.

Letra e senatorëve

Një grup prej tetë senatorësh amerikanë i kanë shkruar një letër presidentit Joe Biden duke shprehur shqetësim të madh për përkeqësimin e situatës në pjesën veriore të Kosovës. Senatorët theksojnë valën e fundit të sulmeve të dhunshme nga forcat serbe kundër Forcave të NATO-s në Kosovë (KFOR), të cilat lanë të plagosur rreth 40 paqeruajtës.

Ata shprehin alarmin e thellë për vendimet e marra nga qeveria e Kosovës dhe ajo e Serbisë, duke theksuar se këto veprime kanë shërbyer vetëm për përshkallëzimin e tensioneve dhe jo për nxitjen e paqes. Në këtë letër të gjatë drejtuar Presidentit Joe Biden, ata shprehin zhgënjimin e tyre për mungesën e reciprocitetit nga Kosova në përpjekjet diplomatike për të de-përshkallëzuar krizën.

Një shqetësim i veçantë për senatorët është siguria dhe mirëqenia e afro 600 trupave amerikane të dislokuara në kuadër të KFOR-it. Duke pranuar përpjekjet diplomatike të Shteteve të Bashkuara për të de-përshkallëzuar krizën, senatorët shprehin zhgënjimin që Kosova, në veçanti, nuk ka ndërmarru hapa edhe pas këtyre përpjekjeve. Rrjedhimisht, ata pohojnë gatishmërinë e tyre për të konsideruar rishikimin e mbështetjes së Kongresit.

"Jemi veçanërisht të shqetësuar për sigurinë dhe mirëqenien e vazhdueshme të gati 600 trupave amerikane që shërbejnë në kuadër të KFOR-it. Ne vlerësojmë përpjekjet diplomatike të ShBA-së për të de-përshkallëzuar krizën, por këto përpjekje nuk janë reciproke nga Kosova në veçanti. Si pasojë, ne jemi të përgatitur të konsiderojmë ndryshimin e mbështetjes së Kongresit. Shtetet e Bashkuara kanë një histori të gjatë në rajonin e Ballkanit Perëndimor." - shkruhej mes tjerash në letrën dërguar presidentit Biden.

Lajme të ngjashme