Zeqiri: Policia po përballet me rrezik të lartë në veri, mosekzekutimi i shtesave të rrezikshmërisë është i padrejtë - NACIONALE

Zeqiri: Policia po përballet me rrezik të lartë në veri, mosekzekutimi i shtesave të rrezikshmërisë është i padrejtë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, Imer Zeqiri, është shprehur i shqetësuar me sfidat me të cilat po përballet Policia e Kosovës në veri të vendit.

Ai ka thënë se pavarësisht rrezikut që kanë gjatë punës në atë pjesë të venit, policia e Kosovës ende nuk e merr shtesën për rrezikshme.

Në një intervistë për Ekonomia Online, ai ka thënë se Qeveria e Kosovës duhet të reflektoj në këtë drejtim.

Rrezikshmëri është permanente sepse ata intervenojnë në çdo rast, normale që edhe në situata të tilla. Në pjesën e veriut është një plagë e hapur që nga pas lufta dhe çdo herë veprimet atje edhe prezenca e policisë kanë qenë më të rrezikuar për shkak se në atë pjesë siç e dimë kemi veprime të njerëzve ilegal, të bandave të ndryshme kriminale, e që nga këto normal që rreziku është më i madh. Edhe tani kur po veprojmë, ne i kemi parë që aty janë sulmuar Policia, janë djegë vetura janë dëmtuar vetura të policisë. Madje edhe vetë lëndimi i pjesëtarë të KFOR-it, që ishte 30 tregon se sa ekstreme dhe sa janë të rrezikuar Policia në pjesën veriore të vendit”, është shprehur ai.

Sipas tij, për policinë nuk ka rritje të pagave.

Edhe kufizimi i shtesave të tjera, mandej zvogëlimi i përvojës së punës nga 0.5 në 0.25, për 15 vitet e para të përvojës së punës, të gjitha këto kanë ndikuara. Përkundër që kemi pasur rritje në pagën bazë te policia e Kosovës nuk kemi rritje në pagë, nuk kemi rritje në neto, atë çka e merr polici. do të thotë nuk është rritje dhe kjo është ajo që është rrit pakënaqësia te të gjithë të punësuarit në policinë e Kosovës”, ka thënë ai.

Lajme të ngjashme