Zemaj: VV-ja po i shfrytëzon institucionet si instrument për lojëra politike - NACIONALE

Zemaj: VV-ja po i shfrytëzon institucionet si instrument për lojëra politike

9 muaj më parë

nga NACIONALE

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, ka folur në konferencë për media para nisjes së seancës në orën 11:00.

Zemaj ka thënë se VV-ja po i përdorë institucionet për lojëra politike.

‘’Po ju drejtohem përmes konferencë e cila është më legjitime se seanca e thirrur sot në orën 11 nga VV’ja. Një seancë e cila është një mjet popullist dhe veprim politik më të cilin VV-ja është mësuar të veprojë. Për të fshehur mungesën e numrave, sot po provohet treni i fundit, një seanca jolegjitime, jologjike dhe plotësisht në kundërshtim me rendin kushtetues”, tha Zemaj.

‘’LDK nuk merr pjesë në një proces kaq të papërgjegjshëm. LDK refuzon mënyrën e papërgjegjshme me të cilën VV po tenton sërish të përdor institucionet e Republikës si instrument të lojërave të saj politike.’’, ka thënë ai.

Lajme të ngjashme