Zemaj: Motivet për atentatin puro politike, privatisht s’kemi asgjë me askënd
Pak më herët Gazeta Nacionale ka raportuar në lidhje me atentatin e planifikuar ndaj kreut të LDK-së dhe deputetëve të kësaj partie, në mesin e të cilëve ishte edhe Armend Zemaj.
Duke folur në Kanal 10, Zemaj ka dhënë detaje tjera në lidhje me rastin, duke thënë se motivet e atentatit janë politike, pasi nuk ka asgjë personale me askënd.
“Gjithçka ka qenë në koordinim me policinë e Kosovës, gjatë këtyre 24 orëve ka dalë si informacion dhe është bërë publike, në këtë fazë pak më të hershme. Nuk po dua të jem i rezervuar jam jurist me profesion dhe dua t’i ruaj disa gjëra derisa të ketë prononcim nga policia e prokuroria,”- është shprehur ai.
Më tej, Zemaj ka thënë se: “Nëse ekziston një mendësi në Kosovë se dikush duhet të elemenohet politikisht se përse është kundërshtar i dikujt këtu në Ksoovë ose pse i takojnë LDK-së, e shihen si kuadro që mund të udhëheqin të ardhmen me Kosovën kjo s’do koment. Nëse ata evidentohen sigurisht ata duhet trajtohen edhe në aspektin personal. Nga ajo çka është thënë motivet mund të jenë puro politike, sepse privatisht nuk kemi asgjë me askënd.”
