Zemaj jep detaje nga planifikimi i atentatit: Është ngritur një shqetësim i madh për të gjithë - NACIONALE

Zemaj jep detaje nga planifikimi i atentatit: Është ngritur një shqetësim i madh për të gjithë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Gazeta Nacionale raportoi sonte se një nga emrat për atentatin e planifikuar ndaj kryetarit dhe deputetëve të LDK-së është edhe emri i Armend Zemajt.

Në televizionin Kanal 10, Zemaj ka folur rreth kësa çështje, duke thënë se kanë marrur mijëra mesazhe dhe është ngritur një shqetësim i madh.

“Është ngritur shqetësim i madh për te gjithë. Kemi mare mijëra mesazhe. Ne duhet te besojmë ne organet tona pavarësisht te kaluarës se hidhur. Nuk është mire qe dëgjojmë këso lajmesh, por shpresojmë qe organet do ti trajtojnë këto info me kujdes te veçante. Na është konfirmua për tentim atentat. Deri me tani këto janë qe i dim edhe ne. Me shume është policia por edhe partneret tjerë ndërkombëtarë qe kane marre kete informacion dhe janë ne kontakt me kryetarin e koleget tjerë, shpresojmë ti identifikojnë.. momentin kur është njoftuar PK gjithçka eshte ne duart e tyre.” – tha Zemaj.

Ish-ministri i Shëndetësisë tha se janë duke pritur se çka ofrojnë hetimet në vazhdim.

“Ne jemi zyrtarë e përfaqësues te qytetarëve. Duhet te presim ata se çka na ofrojnë e çka do te hetojnë te kësaj mendësie te ulët para këtij planifikimi qe te eliminojnë. Gjithçka ka qenë ne koordinim me PK. Brenda 24 orëve ka dalë si informacion dhe u bë publike ne këtë fazë të hershme. Motivet janë politike nga ajo që është thënë.”- tha ai.

Lajme të ngjashme