Zëdhënësi i LDK-së për letrën e Kurtit: Abdixhiku do të përgjigjet me kohë - NACIONALE

Zëdhënësi i LDK-së për letrën e Kurtit: Abdixhiku do të përgjigjet me kohë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Besian Mustafa, zëdhënës dhe deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës pyetur për letrën e Kryetarit të Vetëvendosjes, Albin Kurti drejtuar Kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, për koalicion qeverisës – tha se ky i fundit do të ketë përgjigje “me kohë”.

Siç e citoi Ekonomia Online, Besian Mustafa tha se “Kryetari Abdixhiku do të kthejë përgjigje me kohë”, pa dhënë përgjigje më të detajuar.

Sot Kurti haptazi i kërkoi koalicion LDK-së pas dështimit të njëmbëdhjetë për të themeluar Kuvendin e Kosovës.

Lajme të ngjashme