Zëdhënësi i KFOR-it: Nuk kemi dërguar përforcime në veri pas sulmit në Banjskë
Zëdhënësi i KFOR-it, Koloneli Andrea Gallieni, ka thënë se KFOR-i nuk ka dërguar përforcime në veri të vendit, pas sulmit terroristë në Banjskë të Zveçanit, ku mbeti i vdekur rreshteri i policisë, Afrim Bunjaku.
Gallieni për ABC news Albania, ka thënë se nuk ka përforcime dhe se trupat e KFOR-it janë të përqëndruar vetëm në zonat më të ndjeshme.
“Nuk ka përforcime, trupat e KFOR-it janë më të përqendruara vetëm në zonat më të ndjeshme.” – ka thënë ai.
Në ndërkohë, Qeveria e Kosovës ka thënë se veprimet në veri të vendit kanë qenë të koordinuara me KFOR-in dhe EULEX-in.
