Zëdhënësi i BE-së: Propozimi evropian nuk duhej nënshkruar - NACIONALE

Zëdhënësi i BE-së: Propozimi evropian nuk duhej nënshkruar

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka deklaruar sot se propozimi evropian për të cilin u pajtuan Kurti e Vuçiqi në Bruksel nuk është dashur që të nënshkruhej.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve nëse propozimi evropian ishte përfundimtar apo se kishte mundësi për ndryshim, Stano u shpreh se isht e qartë se asnjëherë nuk ka qenë çështja te nënshkrimi i atij dokumenti.

“Nga teksti është se qartë se nuk ka qenë asnjëherë për nënshkrim. Takimi i të hënës së kaluar (27 shkurt) iu kushtua diskutimit të propozimit evropian. U miratua nga të dyja palët se nuk nevojiten diskutime të reja në lidhje me propozimin evropian, i cili tani është një marrëveshje për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve,” – u shpreh z. Stano, përcjell Kosovo-Online.

Zëdhënësi i BE-së për politikë të jashtme tha se palët janë pajtuar që puna për propozimin të thellohet.

Kryeministri Kurti në anën tjetër, disa herë e ka përsëritur deri tash se ka propozuar që dokumenti të nënshkruhet por kjo gjë është kundërshtuar kategorikisht nga ana e presidentit serb Aleksandër Vuçiq.

Lajme të ngjashme