Zëdhënësi i AAK-së kandidat për deputet, Haradinaj me fjalë të mëdha: Është djalë modest dhe i përgatitur - NACIONALE

Zëdhënësi i AAK-së kandidat për deputet, Haradinaj me fjalë të mëdha: Është djalë modest dhe i përgatitur

1 vit më parë

nga NACIONALE

Anëtari i Kryesisë së AAK-së, Daut Haradinja, ka lavdëruar zëdhënësin e AAK-së, Kushtrim Xhemaili, i cili do të jetë edhe kandidat i kësaj partie për deputet në zgjedhjet e 9 shkurtit.

Ai ka vlerësuar se Xhamaili është një djalë i palodhur, modest dhe i përgatitur.

Në profilin e tij në “Facebook”, Haradinaj ka shkruar se Xhemaili është brezi i dytë i familjes Xhemaili nga Gjilani, e cila ka dhënë kontribut të çmueshëm për AAK-në dhe Kosovën.

“Shumë i ri, ai u mishërua me vizionin tonë si parti, duke qenë pjesë e stafit mbështetës të grupit parlamentar, për të vazhduar si Zëdhënës i AAK-së. Ai është gjithmonë dhe veçanërisht një djalë i palodhur, modest dhe i përgatitur akademikisht për të gjitha pozitat që ka mbajtur dhe mban. Ata që e njohin Kushtrimin e njohin për frymën e tij të lartë të konstruktivitetit dhe bashkëpunimit, si një djalë të qetë dhe dashamirës. Unë personalisht i jam shumë mirënjohës që më ka qëndruar afër gjatë gjithë kësaj kohe, pa kursyer asgjë, duke qenë një vlerë e shtuar në çdo projekt të përbashkët politik që kemi ndërmarrë.”, ka shkuar Haradinaj, duke i uruar sukses në garën e tij për deputet.

“Tashmë, edhe i kandiduar për deputet në listën e Aleancës, i uroj shumë suksese dhe punë të mbarë, sepse e di dhe jam i sigurt që puna e tij nuk do të jetë vetëm një sukses personal e karriere, por do të jetë një sukses i përbashkët i organizatës tonë. Të priftë e mbara, Kushtrim!”, ka shkruar Xhemaili.

Lajme të ngjashme