“Zdravo”: LDK-ja në Gjilan e mbush qytetin me mbishkrime
Lidhja Demokratike e Kosovës në Gjilan, mbrëmë pas mesnate kanë zhvilluar një aksion politik, duke e mbushur qytetin me mbishkrimet “Zdravo”, referuar bisedës së Kusari-Lilës më Slavko Simiq, bisedë kjo që u publikua në Gazetën Nacionale.
Aktivist të LDK-së, mbishkrimet i kanë vendosur jashtë objektit të Komunës, në sheshin e qytetit, tek qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Gjilan, si dhe në vende të tjera të frekuentuara.
Për Nacionalen aksionin e ka konfirmuar Valdrin Halimi udheheqësi i zyrës per informim i LDK-sës, dega në Gjilan.










“Maskat ranë”, Reagimi i LDK-së, për biseën e Kusari-Lilës
Maskat ranë. Me to dhe perdja e populizmit. Përgjimet e publikuara sot në mediet kosovare, shpërfaqin sheshazi hipokrizinë e thellë të pushtetit populist. Kjo hipokrizi, tashmë standard veprues i partisë në pushtet, që në njërën anë kontakton, koordinon e bashkëvepron me njerëz të lidhur me krimin, e në anën tjetër akuzon të tjerët për një gjë të tillë, shpërfaq gjendjen alarmante të politikëbërjes në vend.
Për të vërteten dhe faktimin e saj, ne shprehim mirënjohjen. Për gjendjen e rëndë të politikëbërjes në Kosovë, LDK -ja shpreh shqetësimim më të thellë.
Sepse, koordinimi i aktiviteteve politike në vend, sikurse dhe komunikimi me një person me urdhërarrest e në listë të zezë të SHBA-ve, cënon rëndë sigurinë e Republikës së Kosovës.
LDK-ja do të përcjellë në vijim zhvillimet mbi këtë temë.
LDK - Zyra për Informim