“Zbatimi paralel” i njohjes ‘de facto’ me Asociacionin, Borrell thotë se “edhe ShBA e sheh si të vetmen mënyrë realiste”
Pas rreth shtatë orësh që kur nisën bisedimet në Bruksel, kryediplomati evropian Josep Borrell, u deklarua në një konferencë për shtyp, ku njoftoi se takimi kishte përfunduar pa rezultat. Fillimisht fajësoi të dyja palët për mungesë të angazhimit të normalizim të marrëdhënieve dhe zbatim të Marrëveshjes Bazike, por i mëshoi veçanërisht kryeministrit kosvoar, Albin Kurti, për refuzim të “propozim kompromisit” të BE-së, që, duke qenë se palët ishin në pozicione diametralisht të kundërta – të gjendej një mes. Ky mes, sipas Borrellit, ishte të zbatoheshin njëkohësisht dhe në paralel atë çfarë kërkonte Kurti dhe atë çfarë kërkonte Vuçiqi.
Borrell tha se propozoi që aspektet politike të Marrëveshjes Bazike, që Kurti insistonte, dhe që përbëjnë “formalizimin e njohjes de facto” të ndërsjellë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si dhe atë që Vuçiq insiston në themelimin e Asociacionit të Komunave të banuara me shumicë serbe, të shkojnë krah më krah.
“Të dy palët filluan nga skajet e kundërta. Kryeministri Kurti donte fillimisht aspektet politike të normalizimit, ndërsa Serbia dëshiron të fillojë me themelimin e Asociacionit/Bashkësisë para se të angazhohet në obligimet e saj. Kjo është arsyeja pse ne propozuam atë që ne e shohim si të vetmin kompromis të mundshëm sot – një proces që do t'i lejonte këta të dy të ecin paralelisht. [Në vend që të punojmë me njërën] së pari, [ose] tjetrën së pari, le të punojmë paralelisht. Ky është kompromisi më i mirë që mund të ofrojmë”, tha Borrell.
Këtë mënyrë dhe këtë propozim, tha Borrell, edhe amerikanët e shohin “si të vetmën mënyrtë realiste” për zbatim të Marrëveshjes Bazike. Por, shton ai, Kurti e refuzoi ndërsa Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, “e pranoi”.
“Ecja [në] zbatimin paralelisht do të siguronte që parimet thelbësore – domethënë që duhet të bësh diçka për të marrë diçka – janë përmbushur”, tha Borrell.
“Bashkimi Evropian dhe komuniteti më i gjerë ndërkombëtar, përfshirë partnerët tanë amerikanë, e shohin këtë si të vetmen mënyrë reale [që] mund të funksionojë zbatimi. Të dy duhet të kenë garanci se veprimet e tyre shpërblehen me kundërveprime nga Pala tjetër”, tha Borrell.
“Kjo është mënyra se si ne kërkojmë një pikë ekuilibri në një negociatë”.
Reagimi i Kurtit
This is the sequencing plan for the implementation of the Basic Agreement I proposed today in Brussels. It was the only proposal on the table. pic.twitter.com/Uv3NH6OuTr
— Albin Kurti (@albinkurti) September 14, 2023
Kurti tha se “vetëm unë pata propozim konkret” dhe mohoi se Bashkimi Evropian pati propozim të saj, ndryshe nga ç’tha Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, shkoi me një alamet numër propozimesh se si duhet vazhduar para në zbatimin e Marrëveshjes Bazike për normalizim të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Kurti e publikoi propozimin e tij në rrjetin Twitter. Shkruajti se “ishte i vetmi në tavolinë” dhe se kjo ishte “plani sekuencues” për zbatim të Marrëveshjes Bazë.
Propozimin e nis me dy pika të përfunduara si Deklarata për Personat e Pagjetur si dhe prezantimi i draft-Statutit për Asociacionin e Komunave të banuara me shumicë serbe nga Ekipi Menaxhues, draft ky i refuzuar nga Kurti, dhe për të cilin ishte shprehur më 2 maj, se “është në themel antikushtetues” në rreth 60 pika të saj dhe si “dëshirë të zjarrztë për Republikë Serbe në Kosovë”.
Mëpastaj vazhdon të kërkojë nga Borrell, në paragrafin e tretë të saj, që ai të depozitojë Marrëveshjen Bazë me Sekretarin e Përgjjithshëm të OKB-së dhe të informojë Këshillin e Sigurimit të OKB-së si dhe Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së që palët kanë marrëveshje “sipas Kartës së OKB-së”, përkatësisht si palë të barabarta që respektojnë integritetin territorial të njëra tjetrës dhe e trajtojnë njëra tjetrën si anëtarë të barabartë të komunitetin ndërkombëtarë.
“Të dyja palët sillen, trajtojnë dhe deklarojnë publikisht se i zhvillojnë marrëdhëniet ndërkombëtare me njëra-tjetrën në bazë të parimeve të parashikuara në Kartën e OKB-së dhe e trajtojnë palën tjetër si anëtarë të barabartë të bashkësisë ndërkombëtare”, ka thënë ai.
Më tej Kurti sjell aspektet politike të Marrëveshjes Bazë ku Serbisë i kërkohet të pranojë dokumentet, simbolet shtetërore, kombëtare, vulat doganore, targat, pasaportat etj.
Në paragrafin e gjashtë, Kurti propozon të nisin negociatat mbi procesin e Statutit të instrumentit për vetëmenaxhimin e serbëve të Kosovës, përkatësisht Asociacioni i Komunavetë banuara me shumicë serbe.
Më tej ai propon që palët të zotohen për mospërdorim të forcës ndaj njëra tjetrës, si dhe për zotim për mosndërhyrje në punët e brendshme në në territoret respektive. Ku përveçp tjerash, Kurti i kërkoi Serbisë edhe “demarkacion të kufijve brenda 2 viteve”.
“Kosova dhe Serbia zbatojnë bashkëpunimin normal dhe për fqinjësi të mirë dhe angazhohen në komunikim të rregullt qeveri-qeveri për të ndjekur raporte miqësore bilaterale. Të dyja palët miratojnë sjelljen e duhur ndërshtetërore dhe fjalori i zyrtarëve publikë duhet të pasqyrojë në letrën dhe frymën e Marrëveshjes Bazike, duke përfshirë përmirësimin që t’i referohen Kosovës dhe Serbisë dhe të ndërpresin referencën për Prishtinë dhe Beograd apo me ndonjë emërtim tjetër. Të dyja palët marrin një qëndrim miqësor dhe ndërpresin çdo përpjekje përçarëse ose dëmtuese të palës tjetër në të gjitha fushat, përfshirë bojkotimin e ngjarjeve ndërkombëtare. Fundi i çdo përdorimi të asimetrisë në nivel dypalësh dhe shumëpalësh – përfundimi i përdorimit të fusnotës”.