Zbatimi i vendimit të Kushtetueses: Rreth 30 diplomatë të rëndësishëm e vizituan Manastirin e Deçanit - NACIONALE

Zbatimi i vendimit të Kushtetueses: Rreth 30 diplomatë të rëndësishëm e vizituan Manastirin e Deçanit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Një grup prej rreth tridhjetë diplomatësh të huaj, së bashku me shefat e misioneve të Bashkimit Evropian, UNMIK-ut dhe OSBE-së, ambasadorët e vendeve të QUINT-it dhe komandantin e KFOR-it, kanë vizituar të martën Manastrin e Deçanit.

Ky delegacion siç bëhet e ditur udhëhiqej nga shefi i Zyrës së BE-së në Kosovës, Tomas Szunyag, kreu i OSBE-së, Michael Davenport, shefi i UNMIK-ut, Karolin Ziadeh dhe komandanti i KFOR-it, gjenerali Mikele Ristucia.

Sipas njoftimit të bërë nga profili i Manastrit të Deçanit në Twitter është diskutuar për problemet më të rëndësishme me të cilat ballafaqohet Manastri.

Arsyeja e këtij tubim ishte konfirmimi i mbështetjes ndërkombëtare për zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për tokën rreth Manastriti.

Sot patëm nderin e jashtëzakonshëm të presim rreth tridhjetë krerë të misioneve ndërkombëtare, ambasadorë dhe diplomatë të tjerë të akredituar në Kosovë në Manastirin e Deçanit. Arsyeja e menjëhershme e këtij tubimi ishte synimi për të konfirmuar mbështetjen e fuqishme ndërkombëtare për zbatimin e vendimit të Gjykata Kushtetuese e Kosovës nga viti 2016, e cila ka të bëjë me tokën e Manastirit të Deçanit dhe të cilën autoritetet e Kosovës ende nuk e kanë zbatuar. Ky vendim i gjykatës u mbështet me vendosmëri ditë më parë nga ambasadorët e vendeve të Kuintit dhe krerët e Misionet e BE-së dhe OSBE-së në Prishtinë me rastin e përvjetorit të saj të shtatë. Përveç kësaj, kjo ishte një mundësi për të shprehur mbështetjen e fuqishme për respektimin e të drejtave dhe respektimin e lirive fetare për të gjitha komunitetet në Kosovë.” – thuhet në njoftimin e tyre.

Lajme të ngjashme