Zaharova e Rusisë: Të respektohet Rezoluta 1244, Kosova është pjesë e pandashme e Serbisë - NACIONALE

Zaharova e Rusisë: Të respektohet Rezoluta 1244, Kosova është pjesë e pandashme e Serbisë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Zëdhënësja e ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, ka thënë se Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara duhet të respektohet dhe se ajo nuk parasheh anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare.

Duke folur për RT Balkan, Zaharova ka thënë se edhe pas bisedimeve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës në Ohër, "statusi juridik ndërkombëtar i Kosovës mbetet i njëjtë".

"Këshilli i Sigurimit i OKB-së është i vetmi organ i autorizuar për të shqyrtuar statusin e një krahine autonome serbe. Nuk janë marrë vendime të reja. Kosova është ende pjesë e pandashme e Serbisë. Ne bashkëpunojmë ngushtë me partnerët serbë në mbrojtjen e të drejtave dhe interesave legjitime të Serbisë,”- është shprehur Zaharova, duke komentuar takimin e Ohrit.

Më tej Kosovo Online raporton se Zaharova ka theksuar se Kosova mund të bashkohet vetëm me forume të ndryshme rajonale për të cilat palët kanë arritur marrëveshje edhe në bazë të rezolutës së lartpërmendur të Këshillit të Sigurimit

Lajme të ngjashme