Xhaferi: Në këto 100 ditë e arsyetova besimin dhe nderin që më ishte dhënë - NACIONALE

Xhaferi: Në këto 100 ditë e arsyetova besimin dhe nderin që më ishte dhënë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, është shprehur krenar me punën që ka bërë deri me tani.

Ai ka bërë me dije se në këto 100 ditë e ka arsyetuar besimin dhe nderin që i është dhënë.

Në profilin e tij në “Facebook”, Xhaferi ka shkruar se ndihet krenar që gjatë kësaj kohe me sukses ka zgjidhur 10 probleme urgjente, ka përfaqësuar shtetin në 5 evenimente të rëndësishme në arenën ndërkombëtare dhe që ka takuar shumë qytetarë.

“Të jesh Kryeministër, sidomos Kryeministër i parë shqiptar i Republikës së Maqedonisë së Veriut, është privilegj, nder dhe mbi të gjitha, përgjegjësi për funksionimin e shtetit, institucioneve që janë në shërbim të vazhdueshëm të qytetarëve. Në këto 100 ditë e arsyetova besimin dhe nderin që më ishte dhënë. Jam veçanërisht krenar që u zgjidhën me sukses 10 probleme urgjente, që e përfaqësova shtetin tonë në 5 evenimente të rëndësishme jashtë vendit dhe që u takova me shumë qytetarë prej të cilëve dëgjova personalisht për sfidat me të cilat ballafaqohen dhe për pritjet që i kanë. Njëqind faqet me material tekstual dhe me foto janë në dispozicion për të gjithë qytetarët interesat e të cilëve i përfaqësoja dhe do të vazhdoj ti përfaqësoj pa dallim se në cilin funksion kam qenë ose do të jem”, ka shkruar Xhaferi.

Lajme të ngjashme