Xhaçka dënon dhunën ndaj KFOR-it: Të çtensionohet situata - NACIONALE

Xhaçka dënon dhunën ndaj KFOR-it: Të çtensionohet situata

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministrja për Punë të Jashtme të Shqipërisë, Olta Xhaçka ka reaguar pas protestave të dhunshmë në veri të Kosovës, ku mbeten të plagosur dhejtra ushtarë të KFOR-it.

Xhaçka ka dënuar dhunën ndaj pjestarëvë të KFOR-it dhe gazetarëve gjatë protestave të sotshme në veri.

Sulmet e dhunshme të paprovokuara kundër forcave të KFOR-it dhe shtypit janë të papranueshme dhe duhet të ndalen menjëherë. Shprehim mbështetjen tonë të plotë për KFOR-in dhe urojmë shërim të shpejtë për ushtarët e lënduar. Çtensionimi i situatës së krijuar është kyç në këtë moment. Dialogu i ndërmjetësuar nga BE-ja është rruga drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe njohjes reciproke që do të sigurojë stabilitet të qëndrueshëm në rajonin tonë“, shprehet Xhaçka.

Lajme të ngjashme