Wow: Ramabaja paramendon se po thotë diçka, sulmon gazetën Nacionale për “kryefetishiste të neofashizmit”
Pa rimë e pa arsye, teleanalisti anëtar i Vetëvendosjes e ka quajtur gazetën Nacionale “kryefetishiste të neofashizmit” – dhe krejt kjo pasi Nacionale raportoi rreth një zënke të tij me Nënkryetarin e AAK-së, Ardian Gjini, në lidhje me rëndësinë që aleanca e Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka për ekzistencën e shtetit.
Ramabaja aty e quajti “fetishizim total” arguemtimin e thukët të Gjinit se “veç aleanca me ShBA-në është garancë për Kosovën”, një arsyetim ky esëll dhe standard në diskursin publik.
Por, Ramabaja e kapi me Nacionalen.
“Kryefetishiste e neofashizmit”.
Nacionale nuk është e informuar as në dijeni se raportimi mbi atë çka ngjanë, thuhet – dhe është diskurs standard – përkthehet në të qënit “kryefetishist i neofashizmin”.