Washington D.C. e shpallë 17 shkurtin zyrtarisht si Dita e Pavarësisë së Kosovës
Ambasada e Kosovës në Washington, D.C. ka njoftuar se kryetarja e kryeqytetit amerikan, Muriel Bowser, ka vendosur që 17 shkurti të shpallet zyrtarisht si Dita e Pavarësisë së Kosovës në këtë qytet.
Sipas njoftimit, ky vendim vlerësohet si një reflektim i arritjeve të Kosovës që nga shpallja e pavarësisë në vitin 2008, duke theksuar përparimin në forcimin e sundimit të ligjit, mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe konsolidimin e rolit të saj në arenën ndërkombëtare.
Përmes një reagimi të publikuar në rrjetin social X, Ambasada e Kosovës ka shprehur falënderim dhe mirënjohje ndaj kryetares Boëser për njohjen zyrtare të 17 shkurtit si festë në Washington, D.C..
Thank you @MayorBowser for officially recognizing February 17 as Kosova’s Independence Day in Washington, D.C. 🇽🇰🇺🇸 pic.twitter.com/EfsWGwTDn4
— Embassy of Kosovo US (@KosovoinUS) February 14, 2026