Wallace: Rusia planifikon të forcojë lidhjet ushtarake me Iranin - NACIONALE

Wallace: Rusia planifikon të forcojë lidhjet ushtarake me Iranin

3 vjet më parë

nga Miranda Shala

Gkatë një fjalimi të fundvitit, sekretari i Mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar, Ben Wallace, ka thënë se Rusia planifikon t'i sigurojë Iranit "komponentët e avancuar ushtarakë" në këmbim të dronëve iranianë që tashmë i ka marrë.

"Në këmbim të furnizimit me më shumë se 300 dronë kamikazë, Rusia tani synon t'i sigurojë Iranit komponentë të avancuar ushtarakë që minojnë si Lindjen e Mesme ashtu edhe sigurinë ndërkombëtare," ka thënë Wallace para deputetëve, duke theksuar rëndësinë e ekspozimit të "asaj marrëveshjeje".

Ndër të tjera, Wallace ka folur edhe mbi çështjen se si "Irani është bërë një nga mbështetësit kryesorë ushtarakë të Rusisë".

Kujtojmë se më herët, edhe Shtëpia e Bardhë ka dhënë një alarm të ri për partneritetin ushtarak të lulëzuar midis Iranit dhe Rusisë, duke thënë se ShBA do të punonte për të "ekspozuar dhe prishur" shkëmbimin e armëve dhe njohurive midis dy vendeve.

Ndërkohë, Irani e ka pranuar se i ka dërguar Rusisë “një numër të kufizuar dronësh”, por ka thënë se kjo ishte përpara fillimit të luftës në Ukrainë.

Lajme të ngjashme