Walker: Në Hagë po ndodhë drejtësi e shtrembëruar - NACIONALE

Walker: Në Hagë po ndodhë drejtësi e shtrembëruar

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, William Walker, ka thënë se procesi në Hagë është vetëm në një anë.

Walker, ka thënë se mbajtja në paraburgim nga Gjykata Speciale e krerëve të UÇK-së, është qesharake dhe sipas tij gjykimi në Hagë është drejtësi e shtrembëruar.

“…nuk e kuptoj plotësisht edhe në BE dhe në qeverinë amerikane e ka pasur ndjenjën që një pjesë e sistemit të llogaridhënës të merret vetëm më njërën anë. Procesi është themeluar vetëm një anë, UCK-ja nuk ka qenë një zinxhir ushtarak mirë i organizuar, në anën tjetër, po, dhe më e lehtë do të ishte për ti gjykuar ata (serbët)”, ka thënë Walker.

Walker ka përmendur edhe Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, që sipas tijnë mënyrë indirekte ishte pjesëmarrës në krimet që ka kryer krimineli famëkeq, Sllobodan Millosheviq.

“…Vuçiq ishte atë zgjirin komandues (të sistemit të Milosheviqit që kryente krime), ka qenë ministër I informimit dhe propagandës në atë kohë dhe ai akoma është duke e mohuar Reçakun, duke mohuar atë se çka ka ndodhur gjatë luftës. Dhe nuk e di nëse kam dëgjuar diçka nga BE-ja që ai të flet diçka në këtë aspekt dhe se ai ka qenë pjesë e asaj çka ka ndodhur. Dhe ai pasluftës gradohet president dhe bën gjithçka për të sabotuar një marrëveshje të paqes”, ka shtuar Walker në RTV Dukagjin.

Walker është shprehur se nuk e kupton se pse Haga po kërkohet vetëm në pjesën e Kosovës e jo në pjesën serbe.

Është mjaft ironike dhe e turpshme që procesi i llogaridhënies paraluftës e gjatë luftës nuk është sjellur para drejtësisë (krimet e kryera nga forcat serbe në Kosovë), në të njëjtën kohë lidershipi i UCK-së që kanë qenë pjesë e Qeverisë këtu katër nga ata që janë në Hagë për kërkim evropian të llogaridhënies, nuk e kuptoj pse po kërkohet vetëm në pjesën e Kosovës e jo në pjesën serbe”, ka shtuar ai.

Lajme të ngjashme