Walker i kënaqur me të arritur: Kosova është sukses i jashtëzakonshëm - NACIONALE

Walker i kënaqur me të arritur: Kosova është sukses i jashtëzakonshëm

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish-ambasadori i OSBE-së, William Walker, ka vlerësuar se Kosova është një sukses i jashtëzakonshëm.

Pas takimit që ka pasur me kryeministrin Albin Kurti, ai ka thënë se Kosova duhet të ndihet krenar me atë që ka arritur për këto 25 vite.

“Mirëmëngjesi. Sapo pata një takim me kryeministrin Kurti për më shumë se një orë dhe më duhet të them se patëm takim interesant dhe produktiv. Më duhet të them se ky nuk është kodi i veshjes sime në takime me kryeministra, do duhej të kisha veshje zyrtare me kravatë, gjatë dy ditëve të fundit kisha takime të shumta dhe tani e kisha veshjen time të stilit të Californias. Kosova është sukses i jashtëzakonshëm, për atë se çfarë ka arritur në 25 vjet. Jam këtu si mik i Kosovës i kryeministrit Kurti”, ka thënë Walker.

Ai ka lavdëruar institucionet e Kosovës, duke përfshirë Policinë e Kosovës.

“Nuk mendoj se e dini sikurse unë çfarë forcash policore të mira keni, edhe në Amerike kemi policë të mirë, disa po e disa më ndryshe, por ju në Kosovë keni një polici të shkëlqyer”, është shprehur diplomati amerikan, raporton EO.

Lajme të ngjashme