VV-ja shpall fitoren në Mitrovicën Veriore
Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosjes, Erden Atiq ka shpallur fitoren e tij në Mitrovicën Veriore.
Atiq në një prononcim për media ka thënë se kanë dal fitues dhe i njëjti ka falënderuar të gjithë qytetarët.
“Kom dal si fitues i këtyre zgjedhjeve. I falënderoj te gjithë qytetaret dhe ata që kane punu. Komisionarët, vëzhguesit. Po na presin pune të shumta përparen. Apeloj që të gjithë qytetarët që të kenë besim në institucionin e komunës dhe në mua si kryetar.” – ka thënë ai.
Ndërsa për sfidat që e presin si kryetari i komunës, Atiq ka thënë se është i vetëdijshëm dhe i përgatitur për të gjitha.
“Jemi të vetëdijshëm dhe të përgatitur, jam kryetar i të gjithëve. Me padurim po e presim bashkëpunimin me të gjithë qytetarët, fshatrat dhe komunitetet e tjera.” – ka thënë ai.
