Zgjedhjet në veri: PDK prin në Zubin Potok - NACIONALE

Zgjedhjet në veri: PDK prin në Zubin Potok

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ka përfunduar në ora 19:00 procesi i votimit në zgjedhjet e katër komunave veriore të vendit. Procesi është përcjellë me dalje të ulët të votuesve.

Sipas rezultateve preliminare, në Komunën e Zubin Potokut, fitues është kandidati Izmir Zeqiri nga radhët e PDK-së ku deri me tash ka marrë 196 nga 385 vota në total.

Pas tij renditet Flatron Hasani i Lëvizjes Vetëvendosje me 180 vota.

Kujtojmë se gjatë ditës është raportuar se vetëm një numër i vogël i qytetarëve kanë dal për të votuar në këto zgjedhje.

Më shumë rreth zgjedhjeve në veri: Zëdhënësi i KQZ-së Valmir Elezi ka konfirmuar për Nacionalen, numrin e saktë të votuesve në katër Komunat veriore.

1 mijë e 567 qytetarë del se e kanë shfrytëzuar të drejtën e votës.

Në Leposaviq votuan 141 qytetarë, apo 1.06 %

Në Zubin Potok, 385 qytetarë, apo 5.75 %

Në Zveçan, 204 qytetarë, apo 2.92 %

Në Mitrovicën e Veriut, 837 votues apo 4.62 %.

Lajme të ngjashme