VV-ja refuzon që nga rendi i ditës të hiqet Projektligji për KPM-në - NACIONALE

VV-ja refuzon që nga rendi i ditës të hiqet Projektligji për KPM-në

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kuvendin i Kosovës nuk e ka përkrahur as kërkesën e deputetit të LDK-së, Driton Selmanaj, që Projektligji për Komisionin e Pavarur të Mediave t`i kthehet Komisionit të Kuvendit për Administratë për plotësim.

Kundër kërkesës së Selmanajt kanë votuar 50 deputetë, ndërsa pro saj kanë votuar vetëm 25 deputetë.

Edhe deputetët e PDK-së dhe AAK-së e kanë përkrahur propozimin e Driton Selmanajt, duke thënë se projektligji në fjalë nuk është në harmoni me Kushtetutën e Kosovës.

Ky projektligji është kundërshtuar edhe nga BE-ja, mediat dhe shoqëria civile.

Lajme të ngjashme