VV-ja pamundëson themelimin e Komisionit Hetimor për tenderët njëburimor - NACIONALE

VV-ja pamundëson themelimin e Komisionit Hetimor për tenderët njëburimor

4 javë më parë

nga NACIONALE

Kuvendi i Kosovës nuk ka arritur pajtueshmëri për themelimin e Komisionit Hetimor Parlamentar për tenderët njëburimor, të cilin e ka propozuar Partia Demokratike e Kosovës.

Kjo pasi Lëvizja Vetëvendosje e ka pamundësuar krijimin e kuorumit për formimin e komisionit në fjalë.

Në fund të debatit, vetëm 26 deputetë të opozitës kanë marrë pjesë në votim.

Gjatë diskutimit për këtë çështje, deputetët e opozitës kanë akuzuar Qeverinë Kurti se ka bërë standard të punës çështjen e kontratave njëburimore.

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, i cili e ka prezantuar idenë për formimin e këtij komisioni, ka kërkuar nevojën e komit.

Do të donim që sot bashkë me neve të ishin disa prej ministrave, ata të cilët kanë qenë realisht edhe nënshkruesit, apo bartësit e këtyre kontratave një burimore, për të cilat e kemi thirrë seancën për themelimin e komisionit hetimor. Si deputetë, kemi pasë për qëllim që të kemi një diskutim së bashku, dhe të shohim arsyeshmërinë e kontratave.”, ka thënë Tahiri.

Ai ka treguar se ka afër 200 milionë euro që janë shpenzuar për rreth 220 kontrata një burimore.

Në hulumtimin që kemi bërë si GP i PDK-së, për dy vite, 2022 dhe 2023, janë rreth 2020 kontrata njëburimore, 2020 kontrata në vlerë totale që ne i kemi mbledhur janë 153 milionë euro. Të nderuar kolegë deputetë, është një sfidë jashtëzakonisht e madhe, më 11 prokurorë, staf mbështetës, është sfidë e madhe, me u hetu 220 kontrata një burimore me vlerë rreth 200 milionë euro. Është goxha sfiduese me hetu volumin e gjithë këtyre kontratave, e lë më 11 deputetë.”, ka deklaruar ai.

Ndërsa, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se kjo praktikë flet për tenderët sekret.

Ajo që po provojmë të bëjmë këtu, dua të përgëzoj deputeten Bajrami që ka nisur këtë inciativë, është përshkrimi i një praktike të shpërndarë në gjithë sistemin publik të Kosovës. Kjo praktikë ka një emër, dhe i thonë tender sekret. Tenderët sekret janë shpërndarje e pares së shtetit, prej buxhetit të operatorët, bizneset, pa asnjë procedurë, garë, drejt për së drejti marrëveshjet direkte.”, është shprehur ai.

Sipas tij, edhe derisa po flitej në Kuvend, dikush nga VV-ja ka qenë duke nënshkruar një tender sekret.

Sot teksa flasim, dikush në VV është duke nënshkruar, jo përgatit, një tender sekret. Kjo praktikë po rritet, vitin e parë ishin 30 milionë euro, vitin e dytë u bënë 70, në vitin e tretë 109 milionë euro tender sekretë.”, është shprehur.

Ndërsa, shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se Qeveria Kurti e ka korruptuar luftën kundër korrupsionit.

Një qëndrim tepër hipokrit të kryeministrit Kurti për këtë temë. Ai flet për luftën kundër korrupsionit, por në fakt ai e ka korruptu luftën kundër korrupsionit. Ai e sheh të korruptum vetëm atë që nuk është në Vetëvendosje. Aferat korruptive, rezervat shtetërore. Afera korruptive në KEK, afera me ambasadorin në Kroaci, këto nuk po i duken çështje për trajtim. Ai e ka korruptu luftën kundër korrupsionit”, ka thënë ai.

Deputetët e pozitën kanë kundërshtuar pretendimet e kolegëve opozitarë.

Deputeti i VV-së, Adnan Rrustemi, ka akuzuar qeveritë paraprake për këtë çështje.

A mund të na tregoni se në çfarë situate të jashtëzakonshme, çfarë tërmeti ose fatkeqësi natyrore ka pasur në vitet kur ju keni qeverisur apo të mos shkojmë aq larg sa mund të keni harruar. A na tregoni se çfarë situate të jashtëzakonshme paska qenë Komuna e Prishtinës, kryetari i sëcilës nga dita e marrjes së mandatit deri në fund të vitit 2023, ka shpenzuar 66 kontrata të tilla me shumë totale 6 milionë e 245 mijë euro.”, ka thënë Rrustemi.

Sipas tij, opozita është eksperte e tenderëve.

Mund të jeni ekspertë të tenderëve ose të kontratave njëburimore, por duhet të bindeni për një gjë: ka ikur koha e juaj. Në qeverisjen Kurti nuk ka praktika si në kohën tuaj, në Qeverinë Kurti nuk ka ministra të korruptuara dhe nuk ka korrupsion”, është shprehur.

Pushteti kundër

Deputetët e pozitës kanë kundërshtuar pretendimet e kolegëve opozitarë.

Deputeti i VV-së, Adnan Rrustemi, ka akuzuar qeveritë paraprake për këtë çështje.

A mund të na tregoni se në çfarë situate të jashtëzakonshme, çfarë tërmeti ose fatkeqësi natyrore ka pasur në vitet kur ju keni qeverisur apo të mos shkojmë aq larg sa mund të keni harruar. A na tregoni se çfarë situate të jashtëzakonshme paska qenë Komuna e Prishtinës, kryetari i së cilës nga dita e marrjes së mandatit deri në fund të vitit 2023, ka shpenzuar 66 kontrata të tilla me shumë totale 6 milionë e 245 mijë euro.”, ka thënë Rrustemi.

Sipas tij, opozita është eksperte e tenderëve.

Mund të jeni ekspertë të tenderëve ose të kontratave njëburimore, por duhet të bindeni për një gjë: ka ikur koha e juaj. Në qeverisjen Kurti nuk ka praktika si në kohën tuaj, në Qeverinë Kurti nuk ka ministra të korruptuara dhe nuk ka korrupsion”, është shprehur.

Ndërsa, shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusati-Lila themelimin e këtij komisioni e ka lidhur me mbajtjen e zgjedhjeve të reja.

Duke refuzuar të paraqes emrat për anëtarëve të këtij komisioni, Kusari-Lila ka thënë se formimi i këtij komisioni do t`i shtynte mbajtjen e zgjedhjeve

Shumë lartë e vlerësojmë ofertën për pesë anëtarë, ne frikësohemi se komisioni po i shtyn zgjedhjet e shumëkërkuara nga opozita dhe nuk po dimë a janë më me prioritet komisionet apo zgjedhjet. Derisa ta marrin vendimin dhe derisa të jemi të bindur se këta vërtetë po kërkojnë zgjedhje ne nuk i kemi këta 5 emra”, është shprehur Kusari-Lila.

Lajme të ngjashme