VV-ja nuk e dëgjon as kërkesën e opozitës për Projektligjin për Zyrtarët Publikë - NACIONALE

VV-ja nuk e dëgjon as kërkesën e opozitës për Projektligjin për Zyrtarët Publikë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Nuk ka kaluar as kërkesa e tretë e deputetit të LDK-së, Dritona Selmanaj. Deputetët e VV-së kanë refuzuar edhe kërkesën e Selmanajt që Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Zyrtarët Publikë t`i kthehet për shqyrtim Komisionit Parlament për Administratë Publike. Kjo sepse nuk janë marrë parasysh komentet e BE-së dhe të Gjykatës Kushtetuese për këtë projektligj.

Kundër kërkesës në fjalë kanë votuar 50 deputetë, ndërsa pro 25 dhe tre deputetë kanë abstenuar.

Dy kërkesat paraprake të Selmanajat kanë qenë për tërheqjen nga agjenda dhe rikthim të komisionet edhe të Projektligjit për Këshillin Prokurorial dhe Projktligjin për Këshillin e Pavarur për Media.

Lajme të ngjashme