Abdixhiku zyrtarizon aderimin e Drita Millakut: Vizioni i LDK-së për republikën është i duhuri - NACIONALE

Abdixhiku zyrtarizon aderimin e Drita Millakut: Vizioni i LDK-së për republikën është i duhuri

1 vit më parë

nga NACIONALE

Lëvizja Vetëvendosje do të mbetet edhe pa një deputet.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku.

“Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Drita Millaku, nga sot është pjesë e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Ajo i bashkohet familjes sonë politike në rrugëtimin e përbashkët që na pret përpara. Ky vendim i saj për të qenë pjesë e radhëve tona është jo vetëm një dëshmi e përkushtimit të saj politik, por gjithashtu një tregues i qartë se vizioni dhe programin i LDK-së për Republikën, është i duhuri sot”, tha Abdixhiku.

“Si një figurë e respektuar në Prizren dhe një deputete e mandatuar për dy herë, ajo na vjen si aset i rëndësishëm partiak, dhe si kuadër për programin tonë politik dhe të ardhmen e vendit tonë. Me Dritën kemi diskutuar gjatë për vizionin tonë të përbashkët për Republikën; për arsimin në veçanti, për programin tonë politik dhe të ardhmen e vendit tonë. Drita ka një pasion për librin, por edhe për të krijuar mundësi për të rinjtë dhe gratë në Kosovë. Ajo e kupton rëndësinë e bashkëpunimit dhe e sheh ndërtimin e një rrugëtimi të përbashkët si një mënyrë për të realizuar ndryshime të qëndrueshme, ato që sot LDK po i ofron. Besimi i saj në potencialin e Kosovës, së bashku me përkushtimin e saj për arsim janë motive që e bëjnë Dritën tejet të rëndësishme në këtë process”, shkruar ai.

Millaku, para pak ditësh, e ka konfirmuar pakënaqësinë e saj me partinë në pushtet.

“Çdo gjë së shpejti do të jetë mediatike. Nuk jam tu u ngut për vendimin. Pakënaqësi ka patur dhe ka prej fillimi mes nesh dhe Vetëvendosjes. Të rejat do t’i merni vesh pas pak ditësh.” – ka thënë ajo.

Ndërkohë, burime të Nacionales, kanë bërë me dije se ajo do të kalojë në LDK. Pyetur në lidhje me këtë çështje, ajo nuk e ka mohuar kalimin e mundshëm.

“Ende nuk ka asgjë konkrete” – i ka thënë Millaku shkurt Nacionales.

Ditë më parë nga VV-ja u larguan edhe Eman Rrahmani e Visar Korenica.

Eman Rrahmani dhe Visar Korenica njoftuna në një konferencë për media se janë larguar përfundimisht nga Lëvizja Vetëvendosje dhe kanë formuar koalicion të ri zgjedhor për të garuar në zgjedhjet e ardhshme nacionale.

Akuza patën ndaj Lëvizjes Vetëvendosje se gjatë këtyre tri-katër viteve nuk kanë mbështetur propozimet e tyre për – siç thanë ata – mbrojte të “familjes tradicionale”.

Kemi vlerësuar se duhet një angazhim më ndryshe për qytetarët...Sot jemi me një koalicion mbipartiak...Është përgjegjësi që t’i prijë kauzës për familjen”, tha Rrahmani.

Ish-deputeti i VV-së tash njoftoi se kanë gjetur mbështetjen e Partisë për Drejtësi dhe AKR-së së Behgjet Pacollit.

Kauza për famuilje është kauzë mbipartiake, pjesë e këtij projekti do të jenë edhe të tjerë të dëshmuar”, ka thënë Rrahmani.

Nga VV-ja ishin larguar edhe Doarsa Kica-Xhelili, Fatmir Humolli e Haki Abazi.

Natyrisht, të gjithë këta deputetë janë larguar për arsye të ndryshme. Rrahmani dhe Korenica themeluan partinë e tyre, të cilën e quajtën “Lista për Familjen”, duke pretenduar të fitojnë edhe një mandate tashmë nën petkun e një koalicioni konservator.

Megjithatë, ende nuk dihet e ardhmja politike e Humollit dhe Abazit, të cilët ka një kohë të gjatë që janë larguar nga grupi parlamentar i VV-së për shkak të pakënaqësive të ndryshme. Humolli dhe Abazi ende nuk e kanë bërë lëvizjen e radhës në “shahun politik”, pasi nuk kanë aderuar në ndonjë parti tjetër dhe as nuk kanë filluar ndonjë nismë qytetare.

Lajme të ngjashme