VV-ja gjobitet me 7 mijë euro nga PZAP-i, shkak postimet e Mihalit, Haxhiut e të tjerëve - NACIONALE

VV-ja gjobitet me 7 mijë euro nga PZAP-i, shkak postimet e Mihalit, Haxhiut e të tjerëve

1 vit më parë

nga NACIONALE

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka shqiptuar disa gjoba ndaj Lëvizjes Vetëvendosje.

VV-ja është dënuar për shkak se ka shkelur Kodin e Mirësjelljes gjatë fushatës zgjedhore.

Në vendimet e fundit, të publikuara nga PZAP më 10 shkurt 2025, VV-ja është gjobitur me 7 mijë euro total, si rezultat i disa ankesave të parashtruara nga Partia Demokratike e Kosovës.

Ankesat e PDK-së ndaj LVV-së ishin për disa postime të bëra nga kandidatët për deputetë të kësaj partie, Fitore Pacolli, Haxhi Avdyli, Albulena Haxhiu, Fatmire Kollçaku dhe zyrtares Dejona Mihali.

Lajme të ngjashme