VV-ja e uron Atiqin: Erdeni njihet si qytetar besnik e punëtor - NACIONALE

VV-ja e uron Atiqin: Erdeni njihet si qytetar besnik e punëtor

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Lëvizja Vetëvendosje ka postuar një shkrim në faqen e saj zyrtare, në të cilin ka uruar Erden Atiqin për betimin e tij si kryetar i Komunës së Mitrovicës së Veriut.

Në postimin e VV-së, theksohet se Atiq njihet si qytetar besnik dhe punëtor.

“Erdeni njihet si qytetar besnik dhe punëtor i Republikës. Me aktivizmin e tij për vite me radhë ai ka dëshmuar se është i drejtë, që është me qytetarët, dhe për publikën. Me bindjen që qeverisja e tij do të jetë zhvillmore dhe gjithpërfshirëse, e urojmë atë për pozitën e re, dhe i dëshirojmë punë të mbarë.” – shkruan VV-ja.

Kujtojmë që Atiq ka garuar nën siglën e VV-së në zgjedhjet e 23 prillit, të cilat u bojkotuan nga Lista Serbe dhe që u karakterizuan me shumë pak pjesëmarrje.

Lajme të ngjashme