Vullnet Krasniqi shpallet gazetari i vitit nga AGK, gazetarët e Nacionales dominojnë me çmime për vitin 2023
Gazetarët e Nacionales kanë dominuar në marrjen e çmimeve nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës për vitin 2023. Vullnet Krasniqi është shpallur gazetari më i mirë i vitit bashkë me Alberta Hashanin, ndërsa Besarta Hoti ka marrë çmimin rreth raportimit për anti-gjispizmit bashkë me Herolind Ademajn.
Besarta Hoti, gazetarja e Nacionales në ceremoninë e sotme të AGK-së ka marrë çmimin për raportimin për anti-gjipsizmin. Ajo kishte raportuar përmes disa video storieve për diskriminimin e nxënësve romë në një shkollë të Prizrenit.
Hoti këtë çmim ia dedikoi pikërisht klasës për të cilën raportoi, duke u shprehur:
“Fillimisht, po du me tregu që këtë çmim ia dedikoj të vetmes klasë në Prizren me të cilën jam marrë një muaj rresht, klasën e parë në shkollën Mati Logoresi. Rastin që e kanë përjetuar fëmijët në shtator të këtij viti nuk do duhej të përjetonte asnjë fëmijë askund në botë, nuk e meriton askush t’i problemtizohet përkatësia etnike. Jam shumë e lumtur që të njëjtën gjë e ka ndarë edhe AGK-ja përmes këtij çmimi.Jam e lumtur për faktin që storien që e kemi realize ka pasë impakt. Klasa është rikthyer, krejt kjo falë raportimit të gazetës Nacionale. Pjesë e meritës pra është edhe ekipi gjigant i gazetës Nacionale, dua të falenderoj të gjithë ata që na besojnë, vazhdoni të na besoni. Kemi me qenë zëri i atyre që nuk kanë zë.”
Çmim për raportimin për anti-gjispizmin ka marrë edhe Herolind Ademi nga “Klan Kosova”.
Vullnet Krasniqi, gazetari më i mirë i vitit bashkë me Hashanin
Gazetari i Nacionales, Vullnet Krasniqi ka marrë çmimin si gazetari i vitit, përmes stories për mashtrimin e Visa Metric.
“Po du si shenjë mirënjohje, mënyrën se si e kemi ndjekë sotrien, e kemi vendos në pikëpyetje vendimin e Gjykatës me Anitën, dhe i kemi shku pas pronarit turk përmes Mirandës. Ky çmim është për krejt Nacionalen, faleminderit shumë.” – u shpreh ai pasi fitoi çmimin.
Çmimin për gazetaren e vitit e ka fituar edhe Alberta Hashani, nga Betimi për Drejtësi.

AGK-ja ka shpërblyer me çmime edhe në disa kategori tjera si web-storja më e mirë, tv-storja më e mirë, kamermani më i mirë, raportimi për fuqizimin e grave dhe raportimi nga shëndetësia.