Vuçiqi takohet me Lajçakun, thotë se i kërkoi dënime ndaj Kosovës - NACIONALE

Vuçiqi takohet me Lajçakun, thotë se i kërkoi dënime ndaj Kosovës

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Aleksandar Vuçiq, president i Serbisë, është takuar me Miroslav Lajçakun, i dërguar i posaçëm i BE-së për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

Në një njoftim në Instagram, Vuçiqi ka treguar se i është ankuar Lajçakut për aksionet në veri, duke përdorur terme të ashpra për të përshkruar situatën në veri.

Në këtë njoftim, Vuçiqi shkruan se ka pasur një bisedë të hapur me Lajçakun.

“Kërkova një reagim konkret dhe të qartë nga BE-ja dhe shtetet anëtare - jo vetëm në dënimin e lëvizjeve të tilla, por edhe në parandalimin e tyre dhe mbrojtjen e serbëve” – ka shkruar Vuçiqi.

Lajme të ngjashme