Vuçiqi sot do të bëjë të ditur përgjigjen e KFOR-it ndaj kërkesës së Serbisë
Mediat serbe raportojnë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq në ora 10:00 do të bëjë të ditur përgjigjen e KFOR-it për kërkesën për kthimin e 1 mijë trupave në Kosovës.
Sipas këtyre raportimeve, Vuçiqi është i ftuar në programin e mëngjesit të televizionit Pink.
Vuçiq u kthye mbrëmë nga një vizitë në Hilandar, ku kaloi Krishtlindjet dhe siç raportojnë mediat pro qeverisë, ai menjëherë shkoi në ndërtesën e Presidencës, ku iu dorëzua përgjigja e KFOR-it.
Ndryshe, pas disa javë pritjesh, KFOR-i ka kthyer përgjigje Serbisë në kërkesën për kthimin e 1000 ushtarëve serbë në Kosovë, pas tensioneve të fundit në veri.
Ministria e Mbrojtjes e Serbisë njoftoi se KFOR-i është përgjigjur në kërkesën e tyre.
Ndërsa KFOR-i konfirmuar për gazetën Nacionale se tashmë Serbia e ka përgjigjen rreth kthimit të ushtrisë në Kosovë.
KFOR-i nuk është deklaruar.
“Ne mund të konfirmojmë se përgjigjja e komandantit të KFOR-it ndaj kërkesës serbe është përçuar, por ne nuk hyjmë në hollësi të korrespondencës së NATO-s. KFOR-i mbetet vigjilent dhe plotësisht i gatshëm për përmbushjen e mandatit të vet nga OKB-ja.” – deklaroi KFOR-i.
Përgjigja është dorëzuar në pikën kufitare në Merdarë.
