Vuçiq mbrohet me deklaratat e Abazit: Deputeti i Kurtit tha se Asociacioni "i kanë vënë lakun në fyt Kosovës"
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka përdorur deklaratën e deputetit të VV-së, Haki Abazi për të kundërshtuar opozitën në Kuvendin e Serbisë.
Vuçiq teksa ka folur në kuvend, ai i është drejtuar opozitës, se nëse thoni se ka negociuar keq për Kosovë, atëherë deputeti i Kurtit ka thënë se marrëveshja nga Brukseli i ka vënë lakun Kosovës.
“Ju thoni se kemi negociuar keq me Kosovën! Aq keq, saqë sot deputeti i Kurtit Haki Abazi tha se marrëveshjet nga Brukseli, veçanërisht ajo që ka të bëjë me CSTO-n, "i kanë vënë lakun Kosovë.” - ka thënë Vuçiq.
VUČIĆ STAVIO OMČU OKO NEZAVISNOG KOSOVA!
— Detektor laži (@LaziDetektor) February 3, 2023
Vučić odgovorio Radmili Vasić iz Dveri:
"Kažete da smo loše pregovarali oko KiM! Toliko loše da je danas Kurtijev poslanik Haki Abazi, rekao da je sporazumima iz Brisela, posebno onom koji se tiče ZSO, "Kosovu stavljena omča"!" pic.twitter.com/QtZ27xn9oN
