Vuçiqi komenton deklaratat e fundit të Putinit: Kjo e komplikon edhe më shumë pozicionin e Serbisë
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka njoftuar që brenda 48 orësh do të nënshkruajë kontratën e parë me Emiratet e Bashkuara Arabe për blerjen e dronëve vrasës.
Ai theksoi që këta dronë pritet të vinin në Serbi “shumë shpejt”.
Sipas presidentit serb, në pesë apo gjashtë muajt e ardhshëm, ushtria e Serbisë do t’i kishte të parët dronë vrasës serbë.
“Këta janë dronët vetëvrasës dhe do të jenë në territorin e Serbisë shpresojmë brenda pesë apo gjashtë muajve të ardhshëm...” – iu tha gazetarëve ai.
Ai u shpreh se “ushtria nuk ishte lodër”, dhe që ky ishte proces i komplikuar.
Vuçiq komentoi edhe deklarimin e Putinit sot, ku lajmëroi pezullimin e traktatit të armëve nukleare me ShBA-në. Sipas tij, gatishmëria e Putinit për të luftuar edhe më ashpër në Ukrainë e komplikon edhe më shumë pozicionin ushtarak e politik të Serbisë.