Vuçiq uron Vitin e Ri, përmend pak edhe luftën: S'ka dorëzim
Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka uruar qytetarët e Serbisë për Vitin e Ri.
Përmes një postimi në Instagram, fillimisht uroi përparim ekonomik dhe paqe, megjithatë ai sërish ka përmendur luftën e mosdorëzimin.
Në video-mesazhin e postuar, Vuçiq është shprehur duke thënë se nuk ka dorëzim:
"Le të përparojmë edhe më shpejt ekonomikisht. Le të rriten edhe më shpejt pagat dhe pensionet. Le ta ruajmë paqen. Le të ndërtojmë vendin, le të punojmë, le të besojmë në veten tonë. Le ta duam Serbinë tonë dhe të luftojmë për të. Nuk ka dorëzim. Gëzuar Vitin e Ri!”, ka thënë Vuçiq.
