Vuçiq tha se Gaboni e çnjohu Kosovën, ambasadori i Kosovës e takon homologen gaboneze
Presidenti serb, Aleksander Vuçiq tash e një kohë, bën fushatë duke përdorur argumentin se disa nga shtetet që e kanë njohur Kosovën, tashmë e kanë çnjohur atë.
Anipse çnjohja nuk njihet fare në marrëdhëniet ndërkombëtare, Vuçiq i mëshon fort këtij argumenti, duke paralajmëruar shkëputjen e marrëdhënieve ndërshtetërore, ndërmjet shteteve që ai i etiketon dhe Republikës së Kosovës.
Së fundmi herë, Vuçiq tha se edhe Gaboni e çnjohu Kosovën. Por amabasadori i Kosovës në Kanadë, Adriatik Kryeziu, ka postuar një fotografi e të shoqëruar me një mbishkrim, ku shihen së bashku me amabasadoren e Gabonit në Kanada.
Vazhdimi i bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve, ishte kryefjala e këtij takimi.
Duhet të theksohet se së fundmi ambasadorët e Kosovës, duket se e kanë marrë për detyrë ta përgënjeshtrojnë Vuçiqin, meqenëse edhe ditëve të kaluara kemi pasur takime ndërmjet ambasadorëve të Kosovës me ambasadorë të vendeve që Vuçiq i përmend si shtete “çnjohëse”.
Postimi i ambasadorit Kryeziu:
“Kam pasur një takim dhe diskutim të mrekullueshëm mbi marrëdhëniet aktuale dypalëshe dhe bashkëpunimin e ardhshëm me kolegen time nga Republika e Gabonit në Kanada, Engone Rosine Epouse Oliviera. Mezi presim bashkëpunimin tonë të vazhdueshëm Kosovë-Gabon”, ka shkruar Kryeziu në rrjetin e tij social në Twitter.
I had a great meeting & discussion on 🇽🇰-🇬🇦current bilateral relations and future cooperation with my colleague from #Gabonese 🇬🇦 Republic to #Canada, H.E Mrs. Engone Rosine Epouse Oliveira.
— Adriatik Kryeziu (@Adriatik_K) January 11, 2023
Looking forward our continued collaboration 🇽🇰🤝🇬🇦! pic.twitter.com/B0XoB7KPIx