Vuçiq thotë se "nuk ikë askund", sulmon ish-kryeministrin Koshtunica - NACIONALE

Vuçiq thotë se "nuk ikë askund", sulmon ish-kryeministrin Koshtunica

1 muaj më parë

nga NACIONALE

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka folur sot në lidhje me peticionin kundër “shantazhit me propozimin evropian (franko-gjerman) dhe ka pasur fjalë të ashpra ndaj Koshtunicës.

Ai u shpreh se nuk po ikën askund dhe se është i gatshëm t’i përgjigjet kujtdo, sepse (sic) lufton më shumë për vendin se sa kanë luftuar të tjerët.

Peticioni në fjalë besohet të jetë mbështetur edhe nga ish-kryeministri serb Vojisllav Koshtunica, gjë që ka nxitur reagim të ashpër nga Vuçiq.

Ai akuzoi Koshtunicën se kishte heshtur duke lejuar djegien e kishave dhe manastireve në Kosovë dhe manastireve në Kosovë si dhe për trazirat e vitit 2004.

Në një video në profilin e tij në Twitter, Vuçiq u shpreh se “nuk ikën askund”.

“Do të dal para popullit tim, do të dal para parlamentit, do të dëgjoj sharj siç kam bërë herën e kaluar dhe s’e kam asnjë problem. Unë do t’i përgjigjem secilit prej tyre, pa u justifikuar para askujt, sepse unë luftoj për vendin tonë shumë më shumë se sa që ata kanë luftuar ndonjëherë,” – theksoi Vuçiq në fjalën e tij.

Lajme të ngjashme