Vuçiq sot në Kuvendin e Serbisë prezanton raportin për negociatat me Kosovën - NACIONALE

Vuçiq sot në Kuvendin e Serbisë prezanton raportin për negociatat me Kosovën

1 vit më parë

nga NACIONALE

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do të prezantojë sot raportin për procesin e negociatave me Kosovën në mbledhjen e jashtëzakonshme të Kuvendit të Serbisë.

Ky raport tashmë i është dorëzuar deputetëve serbë nga Qeveria e Serbisë.

Deputetëve do t’u prezantohet raporti për procesin e negociatave me autoritetet e Kosovës në periudhën nga 1 shtatori i vitit 2022 deri më 15 janar të vitit 2023.

Nga gjithsej 40 faqe, 15 të parat janë një hyrje që rendit atë që është bërë në vitet e fundit.

Në raport është shkruar edhe për Asociacion e komunave me shumicë serbe, ku thuhet se as në këtë periudhë raportuese nuk ka pasur zhvillime formale.

Nuk dihet nëse Vuçiqi do të raportojë edhe për planin franko-gjerman, megjithëse ishte raportuar në mediat serbe se ai do të diskutojë edhe për këtë propozim në Kuvendin e Serbisë.

Mirëpo, plani franko-gjerman nuk është futur fare në raportin përmbledhës të negociatave me Kosovën.

Lajme të ngjashme